Tri të mitur të moshave 13,14 dhe 15 vjeç janë proceduar penalisht, pasi rezultojnë se kanë grabitur një filial të OSHEE-së në zonën e Laprakës në Tiranë. “Balkanweb” ka publikuar pamjet e grabitjes, ku shihet se tre të miturit hapin me lehtësi derën e filialit të OSHEE-së dhe futen brenda për të marrë paratë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 22 maj, dy ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në filialin e Laprakës, konkretisht në orën 04:44 të mëngjesit. Në pamjet e siguruara, të filmuara nga kamerat e sigurisë, duken tre fëmijë të mitur, të cilët kanë mundur që të shpërthejnë derën dhe të hyjnë në ambientet e brendshme të OSHEE Laprakë.
Burime nga policia bëjnë me dije se pavarësisht hyrjes në ambientet e brendshme, tre të miturit, të cilët ishin kujdesur të maskohen me kapuç, nuk kanë mundur të marrin asgjë. Pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, policia ka mundur të identifikoj të tre të miturit, ndërsa janë kapur dhe janë shoqëruar për detaje të mëtejshme.
Të miturit ishin shndërruar në tmerrin e bizneseve në zonën e Rrugës së Durrësit dhe zonës së Laprakës. Burime të Gazeta Reforma, bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë sasi lekësh nga filiali i OSHEE dhe grabitësit kanë dalë duarbosh.