Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Shijak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen “Kodra”, ku një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e banesës së shtetasit O.V. Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në komisariat. Gjithashtu është duke vijuar krehja e zonës. Aktualisht grupi hetimor është duke punuar nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.
Nuk dihen ende arsyet se përse lënda plasëse është vendosur pranë banesës së shtetasit O.V. dhe nuk dihet ende nëse ai ka pasur konflikte të mundshme që çuan në këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Shijak/ Informacion Paraprak
Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.
Ndërkohë po vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.