Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet L.SH., 20 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ditën e djeshme ka plagosur me mjetin prerës thikë shtetasin e mitur me inicialet A. L., 17 .
Mësohet se 17-vjeçaei ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu në prangat e policisë së Vlorës ka rënë edhe shtetasi me inicialet E.B., 26 vjeç banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedh banesën e shtetasit P. S, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Njoftimi i Policisë
Plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.
Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
—
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në datën 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit P. S, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim M. H., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 18.04.2021, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale ‘’Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.