Teksa numërohen votat për 114 kutitë e beratit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe lëvizjes Socialiste për Integrim kanë debatuar ashpër me anëtarët e KAS.
Këta të fundit me shumicë votash shpallën të vlefshme 2 vota të PS, por përfaqësuesit e PD dhe LSI u ngritën në këmbë dhe shkuan tek numëruesit për të parë fletët e votimit.
Pasi u rikthyen në vendet e mëparshme ata kërkuan pamjet filmike të tyre. Nga ana tjetër një debat më pas ndodhi mes anëtarit të KAS, Ilir Rusmaili dhe përfaqësuesit të PD, Marash Logu.
Rusmaili tha se Logu ka një sjellje prej cubi edhe pse është më i riu, por Logu kërkoi nga KAS tërheqje vëmendje.
Pjesë nga debati
Ilir Rusmaili: Jemi në një proces, dëshirojmë ta mbarojmë këtë proces, ju siguroj se mund të kontestoni çdo konstatim që është në kundërshtim me ligjin, apo nuk ju pëlqen. Ju kërkoj edhe njëherë të ruajmë etikën. Faleminderit.
Marash Logu: Edhe një herë z/kryesues i seancës. Është një fletë votimi e identifikueshme. Përmendet rruga Juli etj etj.
Kryesuesi i KAS: U mor vendim me shumicë votash.
Ilir Rusmaili: Duam një pamje të asaj se e kemi për në Kolegjin Zgjedhor. Cili nen e ndalon që subjektet zgjedhore mos kenë foto të asaj flete votimi.
Ilir Rusmaili: Me kërkesë, bëni kërkesën. Gjeni bazën ligjore.
Marash Logu: Kërkesa është kjo, duam pamje filmike të asaj flete. Gjejeni bazën ligjore ju.
Ilir Rusmaili: Çuditërisht je më i riu këtu dhe je me një sjellje prej cubi, ti do të vendosësh rregullat këtu. Çdo kërkesë do të plotësohet. Keni vetëm një nevojë ju, jo unë, të hapni manualin, të gjeni ku thueht që në procedurën e numërimit të votave kanë të drejtë të ndërpresin numërimin dhe të japin kopjen. Nëse kjo nuk thuhet në procedurë, duhet të vetëkufizoheni. Hapni manualin, bëni kërkesën dhe ne ua plotësojmë.
Marash Logu: Ti tërhiqet vëmendja z.Rusmaili për sjellje të papërshtatshme.