Një tjetër ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, që tregon edhe njëherë dështimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Ndërsa një burrë ishte i shtrirë në tokë, ambulance ka refuzuar që ta transportojë për në spital. Ai është gjetur i shtrirë në tokë në cep të rrugës, ndërsa ambulanca nuk është afruar që ta marrë për në spital.
Video është publikuar nga “Jeta osh qef”, ndërsa në pamje duket që e pranishme kur kjo situatë ka ndodhur, ka qenë edhe Policia Bashkiake në Sarandë.
Në videon e publikuar, janë qytetarët ata që i drejtohen personave që janë Brenda në ambulancë që të shkojnë e të marrin qytetarin që është i shtrirë pa ndjenja në tokë.
“Hajde merreni, pse nuk e merrni. Eshte turp re per zotin,” qytetarët të thonë qytetarët në video.
View this post on Instagram
Ky nuk është rasti i vetëm që ambulance refuzon që të marrë një person për ta transportuar në spital. Në muajin mars ambulanva refuzoi të çonte në spital Kreshnik Kaçin me pretendimin se ai ishte “i palarë”. Ishin fqinjët e tij ata që e denoncuan rastin dhe e pastruan 48-vjeçarin që më vonë ta merrte ambulance. Gjithsesi, te Spitali i Traumës ku u çua për kujdes shëndetësor, ai u nxorr sërish në rrugë. Më pas ai u çua në spitalin COVID 2 ku edhe ndërroi jetë.