Policia ka dalë me informacion zyrtar për vrasjen që ka ndodhur pak më parë në Elbasan. Nga njoftimi paraprak mësohet se ngjarja ka ndodhur në orës 20:10 në lagjen “Skënderbe” ndërsa rrethanat janë ende të paqarta. Personi që ka mbetur i vrarë është 41-vjeçari Everes Çaka dhe po ashtu është plagosur në dorë edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka e cila ka qenë pasagjere në mjetin ku po udhëtonte viktima. Ajo është jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se ka shkuar menjëehrë në vendngjarje dhe është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të Elbasanit në mënyrë që të bëhet e mundur kapja e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Elbasan /Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.
Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.