Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar rinumërimin e votave në çdo KZAZ në qarkun e Durrësit. Në një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet se në kuti janë gjetur fletë votimi pa vula. Ndër të tjera, në çdo ZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës, ndërsa në një qendër votimi është konstatuar mungesa e filmimit me kamera.
“Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin.
Në çdo ZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës.
Është konstatuar mungesë e filmimit me kamera në Qendrën e Votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë me Vendimin e Komisionit Rregullator nr.11 datë 25.03.2021 dhe Vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për përdorimin e kameras në Qendrën e Votimit,” thuhet në kërkesën e LSI.