Zvëndës presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. McAllister i ka uruar Ramës suksese për mandatin e radhës dhe ka thënë se do i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në vend edhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në PE. Ai gjithashtu deklaroi se do ndjek em vëmendje edhe procesin e zgjerimit të BE dhe u shpreh i bindur se në të ardhmen 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare të Bashkimit Europian.
Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste u shpall fituese duke siguruar 74 mandate. Rama ka marrë urime nga lider të ndryshëm europianë, ndër të cilët presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenti i Spanjës, Pedro Sanchez, kancelari austriak Sebastian Kurtz apo ministri i Jashtëm Italian Luigi di Maio.