Ambasadori i OSBE në Shqipëri ka thënë se në kohët e sotme është e rrezikshme të jesh gazetar. Të njëjtën linjë me të ka mbajtur edhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Håstad. Ata kanë thënë se gazetarët janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve, ndërsa qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e tyre.
“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thanë ata.
#WPFD2021 Every day is press freedom day for us. 🇸🇪@SwedeninATOSCE @SwedeninAL @SweMFA https://t.co/zSbrZ757A1
— Elsa Håstad (@EHstad) May 3, 2021
Këto deklarata vijnë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias. Më herët ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i cili ka thënë se liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike.
“Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë”, shkruante Soreca në Tëitter.
Ndërkohë, Shqipëria nuk renditej aspak mirë në raportin e Freedom House. Në të thuhej se Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë në krahasim me një vit më parë. Në këtë kanë ndikuar dhuna midis protestuesve dhe policisë në shmebjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa një tjetër arsye shqetësuese ishte vrasje e Klodian Rashës në dhjetor nga policia.