Arben Dedja, pronari i një fasonerie në Fushë-Krujë ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë ditës së sotme. Policia njofton se Dedja, 61 vjeç ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri në këmbë. Ngjarja dyshohet se ka nodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa Dedja është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke kryer kontrolle në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorit. Deri tani janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave në zonë.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.