Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Duka uron PS-në për fitoren, ka një këshillë për Bashën: Rama përfiton nga gabimet tona!

10:32 01/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka uruar Partinë Socialiste për Zgjedhjet. Duka është politikani i parë nga radhët e opozitës që uron socialistët për fitoren. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai pranon humbjen duke shtuar se ai është i pari që do të marri përsipër koston e gabimeve .Me doza të larta kritike, thotë se humbësi nëse nuk ka kurajo të uroj fituesin do të humbasin përsëri. Në mënyrë direket ne këtë status ai i drejtohet kryetarit të Partisë Demokratike, duke i renditur vendimet e gabuara dhe shton se Partia Demokratike duhet të nxjerrë mësimet, pasi kundërshtari ka përfituar nga gabimet për të fituar.

Reagimi i plotë i Agron Dukës:

E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë. Kam dërmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem. E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues. E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike. Njëlloj siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie

“Nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri” E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen. Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët. “Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër” kjo nuk është strategji pozitive për Ne, por më këtë le të merret drejtësia. Nuk dua të diktoj mendimin Tim, por si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA , marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme. Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e rradhës. Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proçeset integruese.PAA do jetë në shërbim të fermerëve , blektorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të té gjithë shtresave për të cilat PAA egziston si force politike.Faleminderit dhe mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe votuan duke u zotuar që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë. Agron Duka.

Reagimi vjen 7 ditë pas zgjedhjeve të 25-prillit, që pavarësisht se ishin të qeta dhe me incidente minimale në ditën e votimit por ankesat nga partitë edhe këtë vit nuk kanë munguar. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Komisariatet 1 dhe 2 të policisë në Tiranë dhe dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj kërkojnë pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit. PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve. Por sërish, rezultati është i qartë. PS është fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3.

Etiketa: agron dukaeditor-choiceLulzim Bashauron PS

Të tjera

Ilir Meta flet nga burgu 313
Kryesore

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën për shqyrtimin e...

08:44 08/08/2025
11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë
Kryesore

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë, duke propozuar heqjen e “arrestit në burg”...

13:31 06/08/2025
Para
Kreu i PD Fier mbështet Bashën: Këto ishin zgjedhje pa zgjidhje, nuk janë të pranueshme!

Kreu i PD Fier mbështet Bashën: Këto ishin zgjedhje pa zgjidhje, nuk janë të pranueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ilir Meta flet nga burgu 313

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

08:44 08/08/2025
Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur

INSTAT: Shoferët me përvojë shkaktojnë shumicën e aksidenteve me viktima e të plagosur

08:27 08/08/2025
Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

08:16 08/08/2025
Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

07:57 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.