Gazment Bardhi ka publikuar një tjëtër video denoncuese që tregon se si shtabi elektoral i misitres së Infrastrukturës, Belinda Balluku ka përdorur burimet shtetërore për qëllime partiake dhe elektorale. Bardhi shkruan se kjo gjë duhet të ndëshkohet me burg dhe se Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Më tej ai bën me dije se grupi i krijuar në Kombinat për legalizimet, u shpërbë në 24 prill pasi në të vërtet nuk ishte në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë i Bardhit:
Belinda Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.
Faktet janë kokëforta:
- Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiake dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.
- Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.
- Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.
Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera nuk do ta shpëtojnë Belinda Balkukun nga drejtësia!
PD publikoi gjatë ditës së sotmë foto dhe video që provonin ekzistencën e një grupi në ëhatsapp që drejtohej nga Këshilltarja e saj në Kabinetin e Ministrit Laureta Omeri. Në grup kishte biseda për dhënien e lejeve të legalizimeve në këmbim të votës.