Në prangat e policisë ka rënë një shtetas i shpallur në këkrim ndërkombëtar për veprën penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.
Një 69-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.
Hamit Haliti, 69 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.
Njoftimi i Policisë
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar H. H., 69 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë, pasi Gjykata EDINAT Belgjikë, me vendimin e datës 07.06.2018, e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Bruksel po vazhdojnë procedurat për arritjen e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Belgjikës