16-vjeçari ndërron jetë në gjumë si Astori, sporti italian në zi
Sporti italian ka përjetuar një tragjedi të ngjashme me atë të Astorit, përpara një viti, por kësaj radhe në atletikë.
16-vjeçari, David Çitarela, ka ndërruar jetë duke tronditur gjithë Italinë.
Babai i tij ishte i pari që e ka gjetur djalin e tij të pajetë në dhomën e gjumit. Sipas ekzaminimit mjekësor flitet se djaloshi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa ishte duke fjetur në shtrat.

Një tragjedi e tillë sjellë në kujtesën e të gjithë njerëzve që ndjekin sportin, rastin e Davide Astorit që ndërroi jetë në të njëtën mënyrë si Çitarela.