Sporti italian ka përjetuar një tragjedi të ngjashme me atë të Astorit, përpara një viti, por kësaj radhe në atletikë.
16-vjeçari, David Çitarela, ka ndërruar jetë duke tronditur gjithë Italinë.
Babai i tij ishte i pari që e ka gjetur djalin e tij të pajetë në dhomën e gjumit. Sipas ekzaminimit mjekësor flitet se djaloshi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa ishte duke fjetur në shtrat.
Një tragjedi e tillë sjellë në kujtesën e të gjithë njerëzve që ndjekin sportin, rastin e Davide Astorit që ndërroi jetë në të njëtën mënyrë si Çitarela.