Rezultati i numërimit të votave në Durrës ka sjellë festë fitoreje dhe konflikt mes palëve politike. Policia ka shoqëruar 7 persona pas konfliktit që ka ndodhur në Manëz, mes kreut të PD në këtë zonë, Gazment Luku dhe disa mbështetësve të PS. Ngjarja ndodhi menjëherë pas numërimit të votave ku PS rezultoi fituese në Durrës me 8 mandate, kundrejt 6 që arriti të siguronte PD. Mësohet se një grup simpatizantësh të të PS në zonën e Manzës kanë shkuar pranë zyrave të shtabit elktorale të PD në këtë zonë duke brohoritur e hedhur fishekzjarre. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se përplasja ka qenë verbale. Ndërkohë, janë shoqëruar në ambientet e policisë për t’u pyetur për rrethanat e konfliktit kreu i PD në zonë, Gazmend Luku, dy djemtë e tij, Manjola Luku bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht kandidate për deputete dhe po ashtu edhe katër persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore.