Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pretendon se shqiptarëve po u injektohen vaksina të pasigurta dhe të skaduara. Shehu thotë se vaksinat pretendohen se janë kineze, por ambalazhi i tyre është i shkruar në gjuhën turke. Për këtë gjë ai bënë përgjegjës qeverinë por edhe personelin mjekësor që e aplikon. Gjithashtu shehu i bënë thirrje qeverisë që të marri masat.
Postimi i plotë:
Skandal! Vaksina te pa sigurta dhe te skaduara qe me 4 prill po u injektohen aktualisht qytetareve ne tendat e Sheshit Skenderbej!
Prokuroria duhet menjehere te nderprese kete veprim te pa pergjegjshem, te rrezikshem e te filloje nje hetim te plote.
Jane vaksina “Kineze” me ambalazhe te shkruara turqisht, jo vetem te pa certifikuara nga asnje organizem nderkombetar, me efikasitet shume te ulet sipas vete kinezeve, por dhe me date skadence te tejkaluar qe me 4 Prill.
Qytetareve nuk ju tregohet ky fakt i rende edhe nga operatoret sanitare aty!
Duhej nje insistim i forte i disa prej tyre qe te shikonin ambalazhin, e me tej te refuzonin injeksionin.
Pergjegjesi e rende kjo per Qeverine, por dhe per personelin shendetesor qe e aplikon, pavaresisht urdherit qe u kane dhene.
Edhe ata duhet te kuptojne se Betimi i Hipokratit qendron mbi cdo urdher administrativ.
Shume shpejt dhe shqiptareve do tu ofrohen vetem ato vaksina e medikamente te sigurta, qe u ofrohen edhe italianeve, grekeve, gjermaneve, te gjithe BE, duke respektuar rregullat europiane per kete.