Berati ishte ndalesa e radhës e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Para qindra mbështetësve Basha tha se edhe katër ditë kanë mbetur nga fitorja e thellë. Kreu i demokratëve u shpreh se kryeministri Rama nuk mbajti premtimet e tij për Beratin. Basha kërkoi që demokratë dhe socialistë të bashkohen për të sjellë ndryshimin.
“Na ndajnë vetëm katër dita nga fitorja. Berati, ky qytet themel i qytetërimit tonë, në kërthizë të Shqipërisë është lënë për tetë vite me radhë jashtë vëmendjes të qeveritarëve të korruptuar. Tetë vjet dështime dhe mashtrime që kanë rënduar ekonominë, vatrat i kanë zbrazur nga rinia, beratasit i kanë kërrusur. Popullin e kanë lodhur. 8 vjet gënjeshtra, mashtrime. Vetëm katër ditë për t’i larguar me votë. Për të hapur së bashku, përmes fitores më të thellë që ka njohur Berati.
E kishte më mirë se ju nuk i njeh premtimet bishe të Edi Ramës. Kush nuk e mban mend ishullin e Osumit. Tetë vjet nuk bëri dot premtimin që do bënte rrugën Berat-Fier. Tetë vjet premtime të pambajtura. Sillet me projekte 3D nën sqetull. Dhe një thes me rrena. Beratasit e zgjuar të japin ujë në bisht të lugës dhe katër ditë na ndajnë nga fitorja më e thellë që do t’i prijë ndryshimit të vërtetë. Demokratë dhe socialistë bashkë për ndryshim. Së bashku do t’i prijmë krah për krah rrugës së zhvillimit dhe integrimit. Ky është një referendum popullor për një ndryshim të pandalshëm,” u shprehBasha.