Vazhdojnë denoncimet për blerje të votave vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka publikuar audio-përgjimin që denoncon blr=erejn e votave nga Partia Socialiste. Në audio dëgjohet biseda e një qytetari që tregon se një zyrtar i lartë i PS dhe administratës së Bashkisë Klos i ka dhënë rreth 60 mijë lekë të reja (600 mijë), për t’i marrë votat.
Gjithashtu në audio dëgjohet se qytetari ka pasur probleme me banesën e dëmtuar nga tërmeti dhe nënkryetari i Bashkisë së Klosit i ka dhënë nga xhepi i vet, pa asnjë dokument, paratë për vendosjen e dritareve të reja dur alumin.
Gjithashtu nënkryetari socialist i Bashkisë së Klosit, Armand Gjini ka marrë fjalën nga qytetari që pas këtij ‘nderi’ do të votojë për Partinë Socialiste.
https://www.facebook.com/watch/?ref=saved&v=308514647561867
Skandalet për blerjen e votave kanë qenë të shpeshta ditët e fundit, teksa vetëm ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha bëri public një tjetër audio-përgjim që denonconte blerejn e votave. Në të dëgjohej kreu i Kadastrës, Artan lame që udhëzonte vartësit e tij që t’u këkronin qytetarëve vota në këmbim të legalizimeve. Vetëm Artan Lame nuk e mohoi ekzistencën e përgjimit, por tha se ishte një bisedë që datonte që nga viti 2017.