Kandidati i Partisë Demokratike, Tritan Shehuka ngirtur akuza të forta ndaj qeverisë, duke thënë se është përgjegjëse për 10 miëj humbje jetësh. Shehu shkruan se si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë që prej marsit të vitit të kaluar, vendi ynë është përballur me 10 mijë vdekje shtesë mbi mesataren vjetore.
Kandidati i PD ka thënë se këtë numër të lartë vdekjesh nuk e justifkion asgjë dhe se Shqipëria renditet në treshen botëroe që ka më shumë humbje jetësh për 1 milion banorë.
Postimi i plotë i Shehut:
Une akuzoj kete Qeveri pergjegjese per mbi 10 mije humbje jetesh deri tashti!
Prej marsit 2020 deri me sot keq menaxhimi i epidemise Covid i ka kushtuar Shqiperise 10 mije vdekje shtese mbi mezataren e viteve te meparshem sepse:
— Ne kete periudhe ne Shqiperi nuk ka ndodhur asgje e vecante pervecse epidemise, qe te justifikoje kete numer vdekjesh kaq te larte.
Ndersa Rama e Qeveria vetem heshtin perpara kesaj katastrofe.
Kjo eshte e verteta, qe askush nuk mund ta mohoje, pavaresisht trukeve fshehes, lojes me komplikacionet per te kamufkuar diagnozen baze, referimit per humbjet e jeteve vetem prane spitaleve Covid etj, elemente per te maskuar kete te vertete tragjike!
Perfundimi trondites: Shqiperia renditet ne treshen boterore te vendeve me me shume humbje jetesh per 1 milion banore.
Fatkeqesisht kjo gjendje eshte ne perkeqesim duke qene:
—Shume larg shifrave zyrtare elektorale te publikuara per epidemine, qe vecse synojne te “kendohet” fitore sic benin edhe muaj me pare, kur realitetit tashme i verifikuar ishte krejt ndryshe. Mjafton per kete te dish te lexosh oshilacionin e numrave ne Shqiperi ne nje periudhe te shkureter te fundit, apo t’i krahasosh me vendet fqinje.
—Me nje nivel vaksinimi te vendeve te Afrikes Qendrore, qofte per numrin e vaksinave, qofte dhe per standartet e pasigurise se shumices dermuese te atyre te perdorura.
Fatmiresisht 25 Prilli eshte vetem pak dite larg, ndryshe do te rrezikoheshim te kalonim 20 mije vdekje shtese.