Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka dalë dietën e sotme në një konferencë për mediat për të bërë publike masat e reja anti-COVID. Kryetarja e Komitetit , Mira Rakacoli bëri me dije se personat që do të hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të duhet të qëndrojnë në karantinë dy javore, pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 në këto dy vende janë të larta. Gjithashtu edhe nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme mund të rinisin mësimin në klasa.
“Situata paraqitet ndjeshëm drejt përmirësimit, që është rezultat i masave të propozuara në kohën e duhur, dhe një bashkëpunim më i mirë i vërejtur nga qytetarët. Ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Në rajon situata paraqitet ndryshe. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi numri i rasteve është shtuar, por edhe numri i jetëve të humbura. Sfida është përmirësimi i indikatorëve. Mosrespektimi sa duhet nga disa subjekte politike mund të jetë faktor, afrimi i Pashkëve është shoqëruar më lëvizje nga vendet fqinje. Duke pasur parasysh edhe situatën lokale, ku vendin e parë e zë Gjirokastra, mendojmë që:
Te vendoset qëndrimi në karantinë për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri në datën 3 maj. Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta në shkollën e mesme, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë. Të nderuar shifrat në përmirësim tregojnë se drita në fund të tunelin po zmadhohet, por mos harroni se kemi rrugë për të bërë. Subjektet politike të tregojnë përgjegjshmëri, dhe qytetarët të vazhdojnë të ndjekin me rigorozitet masat e propozuara nga ne”, tha Rakacolli.
Kujtojmë se më datë 25 prill janë zgjedhjet elektorale dhe shumë emigrantë rikthehen në Shqipëri për të votuar, por duket se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk ja u lejon diçka të tillë, pasi shtetasit që futen nga Greqia do tu duhet të rrinë dy javë në karantinë.