Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se fluturimet nga aeroporti i Rinasit do të nisin mëngjesin e ditës së nesërme. Më tej ajo tha se që nga ky moment do të ulen në pistën e aeroportit të gjitha ata avionë që futen në kategorinë e fluturimeve esenciale, pra fluturimet humanitare, fluturimet shëndetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe fluturimet ushtarake, por nuk tha se me cilët kontrollorë do tv kryhen kvto fluturime.
Balluku bëri me dije gjithashtu se në orën 15:00 ditën e sotme do të vijnë dozat e radhës të vaksinave, ndërsa nuk është i ditur asnjë detaj se të cilës kompani janë, apo sa është sasia e tye.
“Kemi rritur që me një përpjekje gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë vaksinat e konsiderueshme që do duhej të vinin dje. Do të vijën sot rreth orës 3, dhe më pas do të nisë shpërndarja siç ishte planifikuar. Do të jetë e pamundur që në këto momente të kemi udhëtime komerciale, por vetëm esenciale. Por gjatë ditës është arritur që të zgjidhet ky problem. Sipas të gjitha planeve tona, nesër dhe gjatë gjithë ditës do të vijojnë fluturimet. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën. Duhet të jemi të qartë, se në pistën e aeroportit ë Rinasit, do të fillojnë ulen ato fluturime esenciale, emergjencat, fluturimet shtetërore, ushtarake, diplomatike. Po zgjidhim hap pas hapi në orët në vazhdim për të vënë në funksion të gjitha njësitë dhe për të rikthyer gjithçka në normalitet. Ashtu siç thashë, në pistën e aeroportit të Rinasit nga ky moment do të fillojnë të ulen të gjitha ata avionë që futen në kategorinë e fluturimeve esenciale, pra fluturimet humanitare, fluturimet shëndetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe fluturimet ushtarake. Ndërkohë që fluturimet komerciale, të aviacionit civil për të akomoduar të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri ose nise nga Shqipëria do të fillojnë nga nesër në mëngjes.”, tha Balluku.