Greva e punonjësve të Albcontrol, ka pezulluar përkohësisht fluturimet në Aeroportin e “Nënë Tereza”. 65 punonjës të kësaj kompanie janë duke zhvilluar një protestë të heshtur, e si pasojë, nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh deri në orën 10:00 të datës 8 prill, pasi nuk ka punonjës në kulla për të kontrolluar.
Ndërkohë, lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në “Twitter”, ai shkruan se sabotimi i aktivitetit në Aeroportin “Nënë Tereza” nuk do të tolerohen.
Ai thotë protesta po përdoret politikisht që të pengohet ardhja e vaksinave në vend. Ndër të tjera, Rama shkruan se organizatorët do të përballen me ligjin.
“Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: “O me shtetin në punë, o me anti-shtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!”
Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, tha Rama.
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2021