Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Lefter Maliqi ka denoncuar blerjen e votës në qytetin e Beratit. Me anë të një komunikimi për mediat Maliqi është shprehur se kandidatët e Partisë Socialiste janë të përçarë dhe po vuajnë për të mbledhur votat. Ndër të tjera Maliqi ka shtuar se presionet dhe shantazhet nuk i ha populli. Sepse sipas tij Partia Socialiste po ushtron presion dhe shantazh qytetarëve. Sipas tij socialistët janë të zhgënjyer, ndaj shprehet i bindur për një fitore të opozitës së bashkuar.
Ai është shprehur se ndryshimi do të ndodhi sepse nuk ka se si ndodh ndryshe.
“Presionet dhe shantazhet nuk i ha më populli. Unë jam i bindur për një fitore spektakolare e opozitës së bashkuar. Administrata është e zhgënjyer, socialistët janë të zhgënjyer. Kështu që ky ndryshim do të ndodhë se nuk bën. Dua t’ju bëj thirrje të gjithëve se këto lekë, që se shpejti do të bëj edhe denoncim publik, që po ofrojnë kandidatet e PS, të cilët janë të përçare dhe vuajnë për të marrë votat për të thyer hersin. Popullit po i behët thirrje të marrin ato lekë, sepse janë lekë krimi dhe votën ta japin me ndershmëri ku duhet
Në Berat rezultati del i thellë. LSI 4 mandate, PD 2, duke e lënë PS me një mandat. Nuk kanë asnjë shans për të marrë mandat sepse i kanë zhgënjyer”, u shpreh ndër të tjera Maliqi.
Kujtojmë se Lefter Maliqi, ka qenë më herët me Partinë Demokratike dhe më pas ka kaluar sërish me Lëvizjen Socialiste për Integrim ku edhe do të kandidoj në zgjedhjet që do të zhvillohen në 25 prill. Maliqi ka ndryshuar disa herë partinë politike që përfaqëson, së fundmi ai ishte edhe deputet në Kuvend, ku u fut nga listat, pas djegies së mandatit nga “Opozita e Bashkuar”.