Skip to content
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë/ Humb jetën 27-vjeçari, arrestohet drejtuesi i mjetit

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së një makine me motorin që ai drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, dhe personi që ka humbur jetën është i riu 27-vjeçar me iniciale E.Ç. Policia bën me dije se është shoqëruar ë ambinetet e komisariatit Nr.4 drejtuesi i automjetit që u përfshi në përplasje, shtetasi me iniciale P.L. dhe ndaj tij do të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl”  ju bëjmë me dije se ; Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:15 në rrugën Bardhyl dhe për pasojë 27-vjeçari mbeti i plagosur. Në njoftimin e parë të policisë thuhej se ai ishte dërguar me urgjencë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra duke humbur edhe jetën.