Skip to content
Rajoni

Nis vaksinimi në Kosovë/ Albin Kurti merr dozën e parë të AstraZeneca

· 2 min lexim

Në Kosovë ka nisur ditën e sotme procesi i vaksinimit anti-Covid, ndërsa personi i parë që është vaksinuar ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti e ka marrë vaksinën në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

Kryeministri mori sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, ndërsa pritet të vaksinohet edhe një pjesë e stafit shëndetësorë në Klinikën Infektive.

Salla “1 Tetori” në Prishtinë është përshtatur për fushatën e  vaksinimit, ndërsa një pjesë3 e personelit shëndetësor, ka nisur të vaksinohet në Kukës me dozat e vaksinave të ofruara nga qeveria shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme Kosova mori 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca me anë të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vaksinat u pritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës nga Albin Kurti, ministry i Shëndetësisë, Arben Vitia e po ashtu edhe përfaqësues të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti deklaroi dje se është e rëndësishme që të fillojë pa humbur kohë vaksinimi në mënyrë që të mos ketë më jetë të humbura.

Doza të tjera të vaksinave anti-Covid pritet të vijnë në Kosovë në javët dhe në muajt në vazhdim më anë të programit COVAX që i vjen në ndihmë vendeve të në zhvillim që të sigurojnë vaksinat.