Skip to content
Bota

17-vjetori i pavarësisë, Osmani dhe Kurti homazhe te Rugova dhe Demaçi

· 1 min lexim

Me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Më pas, ata nderuan edhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Gjithashtu, krerët e shtetit morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës dhe bënë homazhe te Memoriali i të Zhdukurve, në shenjë respekti për viktimat e luftës.