Flamuj e pankarta në Fier/ Lulzim Basha anulon takimin elektoral në këtë qytet (Foto)
Partia Demokratike ka anuluar takimin elektoral që pritej të zhvillohej në Fier. Njoftimi vjen pas lajmit të trishtv të largimit nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Ndërsa jemi në muajin zyrtar të fushatës elektorale, Basha pritej të zhvillonte një sërë takimesh me mbështetësit e Partisë Demokratike në këtë qark.
Prej orëve të para të mëngjesit, në rrugët e qytetit pavarësisht anulimit, atmosfera vijon të jetë e ndezur.
Në disa pamje që qarkullojnë në mediat lokale, simpatizantët e Partia Demokratike shihen teksa valëvisin flamujtë blu të partisë jashtë dyerve të makinave, ndërsa dhjetra makina bëjnë xhiro nëpër qytet me thirrjet “Rama ik”.
Gjithashtu një banderolë e madhe “Mirësevjen Kryeministri Basha” është vendosur në qendër të Fierit.
Kujtojmë se pas dy vitesh shkëputje, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 Prillit.
Çelja e fushatës elektorale u bë që prej datës 25 mars. Dy tubimet e dy partive krysore u zhvilluan në dy sheshet kryesore në kete qytet.
Mitingu i PD u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa takimi elektoral i Partisë Socialiste u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.
Theksojmë se këto zgjedhje do të mbahen në kushte të pazakonta pandemie, për rrjedhim dhe masat e vendosura deri më tani nuk lejojnë grumbullime me më shumë se 10 persona.

