Skip to content
Aktualitet

Flamuj e pankarta në Fier/ Lulzim Basha anulon takimin elektoral në këtë qytet (Foto)

· 2 min lexim

Partia Demokratike ka anuluar takimin elektoral që pritej të zhvillohej në Fier. Njoftimi vjen pas lajmit të trishtv të largimit nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Ndërsa jemi në muajin zyrtar të fushatës elektorale, Basha  pritej të zhvillonte një sërë takimesh me  mbështetësit e Partisë Demokratike në këtë qark.

Prej orëve të para të mëngjesit, në rrugët e qytetit pavarësisht anulimit, atmosfera vijon të jetë e ndezur.

Në disa pamje që qarkullojnë në mediat lokale, simpatizantët e Partia Demokratike shihen teksa valëvisin flamujtë blu të partisë jashtë dyerve të makinave, ndërsa dhjetra makina bëjnë xhiro nëpër qytet me thirrjet “Rama ik”.

Gjithashtu një banderolë e madhe “Mirësevjen Kryeministri Basha” është vendosur në qendër të Fierit.

Kujtojmë se pas dy vitesh shkëputje, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 Prillit.

Çelja e fushatës elektorale u bë që prej datës 25 mars. Dy tubimet e dy partive krysore u zhvilluan në dy sheshet kryesore në   kete  qytet.

Mitingu i PD u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa takimi elektoral i Partisë Socialiste u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.

Theksojmë se këto zgjedhje do të mbahen në kushte të pazakonta pandemie, për rrjedhim dhe masat e vendosura deri më tani nuk lejojnë grumbullime me më shumë se 10 persona.