Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pse ndryshoi mendim Brataj? Një muaj më parë deklaronte se vaksinat kineze nuk ishin të sigurta, sot thotë të kundërtën

23:57 26/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri kanë mbërritur tashmë 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze Coronavac, ndërsa brenda dy muajsh pritet të vijnë 1 milionë doza të tjera. Po ashtu më herët kanë mbërritur edhe 10 mijë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.

Pranimi i vaksinave ruse e kineze nga Shqipëria ishte një kthesë e papritur, pasi oferëtn e Ambasabës Ruse për vaksinat Sputnik V kryeministri Rama e kishte quajtur një provokim. Ai kishte thënë se Shqipëria do të merrte vaksina vetëm nga perëndimi dhe nuk do të pranonte vaksina që nuk ishin të certifikuara nga OBSH.

Në të njëjtën linjë kishte qëndruar çdo zyrtar publik i Shëndetësisë, mes tyre edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Në emisionin “Open” Brataj kishte thënë se si specialist nuk do të pranonte ta bënte vaksinën ruse apo kineze pasi për to nuk ka të dhëna shkencore që t’i kenë kaluar të treja fazat.

Pjesë nga debati në studio:

Artan Koni: Rajoni përfshirë Turqinë, merr vaksinën ruse dhe kineze.

Skënder Brataj: Atëherë si shpjegohet që këto vende ka vaksinuar 2.8% të popullsisë së tyre. Rusia ka qenë e para. Unë nuk di asnjë gjë për vaksinën kineze dhe ruse. Unë si specialist nuk e bëj.

Artan Koni: Patjetër     

Skënder Brataj: Dua të dhëna shkencore që i ka kaluar në të treja fazat.

Artan Koni: Keni të drejtë që Turqia dhe Serbia po ia fusin kot.

Skënder Brataj: Serbia është filo-ruse.

Por me sa duket Brataj ka ndryshuar totalisht mendim për vaksinën kineze. Në Abc News ai ka thënë se vaksina kineze është shumë efikase dhe se shtetet që e kanë miratuar kanë të dhëna për këtë.

 “Përsa i përket efikasitetit ndaj Covid është rreth 78 % . E rëndësishme është që në këtë fazë të pandemisë është që të vaksinohen sa më shumë njerëz për të parandaluar sa më shumë humbjen e jetëve të njerëzve dhe formave të rënda. Të gjithë vaksinat janë të bazuar në Sars Covid 2 e parë kemi bërë një vit që kemi kaluar nga pandemia dhe vetë vaksina në fund të dhjetorit ka dalë për njerëzit, ndërsa provat e saj kanë filluar që në vjeshte. Qëllimi i vaksinave po ta marrësh nga ana biologjike është virusi i dobësuar, ndërsa në rastet e tjera kur proteinat e ngjashme dhe si efikasitet është kinezja. Praktikisht katër vaksinat që janë në përdorim janë efikase. Mes tyre dhe vaksina kineze është shumë efikase. Siguria merret te rezultatet që përdorimi i vaksinës kineze ka dhënë në 22 shtete, ajo ruse në 44 ndërsa dy të tjerat kanë një përdorim më të gjerë. Ne u referohemi rezultateve që vijnë nga Brazili, Indonezia dhe nga vendet e tjera por të gjithë këto shtete që kanë aplikuar kanë dhe të dhënat në lidhje me këtë efikasitet. Nuk ka efekte anësore, dhe nuk ka asnjë rezultat në lidhje me faktin se nëse bën një vaksinë ka dhe humbje jete. Bota e pasur ekonomia dhe shkenca u drejtuan diku dhe prodhuan një vaksinë. Janë bërë prova ndër vite dhe është dhënë dhe rezultati për këto vaksina dhe kanë rezultuar efikase. As EMA as FDA nuk japin miratimin pa një certifikatë prodhuesi”, ka thënë Brataj.

Ndryshimi i papritur i qëndrimit të Bratajt me shumë mundësi do të ketë ardhur pasi ai ka lexuar e ka mbledhur të dhëna shkencore që e vërtetojnë efikasitetin e vaksinave, ndryshe ai si specialist nuk do të bënte deklarata të tilla. Brataj dhe çdokush tjetër ka të drejtë të mbajë secilin nga dy qëndrimet për vaksinat ruse e kineze, por si një figurë publike që është, nuk është etike që të ndryshojë mendim “nga fryn era” e të ngatërrojë edhe njerëzit me deklaratat. Megjithatë, lajm i mirë është nisja e vaksinimit masiv së shpejti, me shpresën që Brataj të mos ndryshoj mendim kaq shpejt për ndonjë zhvillim të ri.

 

Etiketa: skender bratajvaksinat kineze

Të tjera

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi
Aktualitet

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Një nga të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Spanjë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Juxhin Drazhi, i cili...

18:50 08/08/2025
SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’
Aktualitet

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur organizatën kriminal të Çopjave, në lidhje me trafikun ndërkombëtar...

18:09 08/08/2025
Para

Pas tre ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:50 08/08/2025
BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

18:34 08/08/2025
SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

18:09 08/08/2025
Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

17:28 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.