Një tjetër humbje jete është shënuar nga bluzat e bardha. Ka humbur betejën infermierja Fatime Peçi. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga “Urdhri i Infermierit shqiptar”.
Mësohet se 57 vjeçarja ishte e shtruar prej një muaj tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej dy ditësh ishte futur në intubim për shkak se Covid-19 kishte përkeqësuar shëndetin e saj.
Kujtojmë se mjekët dhe mësuesit kanë qenë dhe grupi më i goditur nga virusi. Deri më tani kanë ndërruar jetë me dhjetëra bluza të bardha.
Dy ditë më parë ndërroi jetë nga virusi një mësuese nga Mirdita. Bëhet fjalë për 1 vjeçaren Manjola Nikolli.
41-vjeçarja ishte nënë e një vajze dhe një djali. Pas disa ditësh e shtruar në spitalet Covid në Tiranë, Nikolli humbi betejën më coronavirusin.
Njoftimi:
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.
Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.”