Skip to content
Aktualitet

Një tjetër humbje nga bluzat e bardha, ndërron jetë infermierja 57-vjeçare (emri)

· 2 min lexim

Një tjetër humbje jete është shënuar nga bluzat e bardha. Ka humbur betejën infermierja Fatime Peçi. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga  “Urdhri i Infermierit shqiptar”.

Mësohet se 57 vjeçarja ishte e shtruar prej një muaj tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej dy ditësh ishte futur në intubim për shkak se Covid-19 kishte përkeqësuar shëndetin e saj.

Kujtojmë se mjekët dhe mësuesit kanë qenë dhe grupi më i goditur nga virusi. Deri më tani kanë ndërruar jetë me dhjetëra bluza të bardha.

Dy ditë më parë ndërroi jetë nga virusi një mësuese nga Mirdita.  Bëhet fjalë për 1 vjeçaren  Manjola Nikolli.

41-vjeçarja ishte nënë e një vajze dhe një djali. Pas disa ditësh e shtruar në spitalet Covid në Tiranë, Nikolli humbi betejën më coronavirusin.

Njoftimi:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.”