Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Rama për sherrin mes tij dhe Gjergj Lucës. Në një postim në facebook Boçi shkruan se Rama po luan lojën e “telefonit të prishur”, ndërsa telefonin e ish-deputetit e ka quajtur të Lucës. Boçi thotë se nëse do të kishte telefonin e Lucës e të publikonte çfarë kishte ai brenda, nuk do të bëheshin fare zgjedhje. Kandidati për deputet shkruan në fund se në 25 prill Rama do të marrë 1 milionë grushte.
Postimi i plotë:
Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!
Telefonin tim e quan të Llucës.
E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.
Është siguruar 1000 herë për këtë.
Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.
Kushedi ku do përfundonte Rama!?
Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.
Në 25 prill do marrësh një milion grushte!
Më herët kryeministri Edi Rama e quajti Lucën një sipërmarrës të madh, ndërsa ka thënë se ka edhe njerëz të dëshpëruar e që bëjnë gjëra të dëshpëruara pasi nuk kanë mundësi tjetër, duke iu referuar Luçiano Boçit.