98 të vdekur në 30 ditë nga aksidentet, përgjaken rrugët e Shqipërisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të shumtë janë aksidentet që ndodhin çdo ditë në vendin tonë dhe arsyet janë nga më të shumtat.

Sipas Institutit të Statistikave, numri i aksidenteve rrugore gjatë muajit qershor të vitit 2019 ka pësuar ulje krahasuar me një vit më parë, por numri i viktimave ka qenë më i lartë.

Pak më parë një aksident ndodhi në Shkodër, ku mbetën të plagosur rëndë dy persona. Një mjet përplasi një motor dhe një biçikletë, ku për pasojë u plagosën rëndë dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT gjatë qershorit janë bërë gjithsej 131 aksidente rrugore, ndërsa një vit më parë janë shënuar 142 të tilla.

Në 91,6 % të këtyre rasteve të aksidenteve, fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit. Mosha më e prekur është 25 – 35 vjeç. Ajo që vihet re është se numri i personave që kanë humbur jetën është më i lartë këtë vit.

Kështu gjatë qershorit të këtij vitit kanë vdekur në aksidente rrugore 26 persona ndërsa një vit më parë 20 persona.

Numri i personave të vdekur në gjashtë mujorin i parë të 2019-ës është 102 persona, ndërsa në vitin 2018 numërohen 98 persona viktima.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të shumta janë edhe penalitetet nga ana e policisë, ku mesa duket nuk është se kanë ndikuar mjaftueshëm në numrin e aksidenteve, apo në pasojat e tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento