Skip to content
Aktualitet

CAS zhbllokon merkaton e Partizanit, klubi kroat fiton çështjen e Eraldo Çinarit

· 2 min lexim

Klubi i Partizanit njofton përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook vendimin paraprak të CAS, që cliron merkaton e këtij ekipi.

Skuadra e KF Partizanit do të vijojë merkaton e janarit. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrëzoi vendimin e FIFA-s e cila ja kishte bllokuar merkaton ekipit të kuq për çështjen e lojtarit Eraldo Çinari.

Ata thonë se deri sa të bëhet saktësimi i plotë i vendimit, skuadra e të kuqve do të planifikojë hapat e ardhshëm lidhur me transferimet.

Më 16 korrik të këtij viti, FIFA i bllokoi merkaton Partizanit për një vit për shkak të parregullsive me transferimin e sulmuesit Erald Çinari.

Futbollisti shkodran erdhi në vitin 2018 në klubin e kuq pasi kishte kaluar një eksperiencë tek Istra në Kroaci dhe është pikërisht klubi kroat që ka ankimuar procedurat e transferimit dhe që ka fituar gjyqin në FIFA.

Skuadrës së Partizanit i është bllokuar transferimi i lojtarëve për plot një vit nga FIFA. Ky vendim tronditës ka ardhur për shkak të transferimit, të cilësuar të parregullt të sulmuesit Erald Çinarit në 2018-ën.

Lojtari u pezullua me katër muaj, ndërsa Partizani u gjobit me 80 mijë euro.

Ky vendim i FIFA-s erdhi pasi fitores së gjyqit nga klubi kroat NK Istra 1961, në lidhje me transferimin e sulmuesit.

Partizani e ka blerë kartonin e lojtarit nga Vllaznia, që fillimisht bllokoi kalimin e Çinarit te spanjollët e Deportivo Alavesh-it. Këta të fundit e kishin kaluar lojtarin me huazim në Kroaci tek NK Istra.