Skip to content
Kosovë

7 të arrestuar lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë në Kosovë

· 1 min lexim

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar mëngjesin e së hënës.

Lika u vra më 1 prill, në mbrëmje, në hyrje të ndërtesës ku banonte, teksa po kthehej në shtëpi pas përfundimit të turnit të punës.

Gjatë një konference për media, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Burim Çekini, deklaruan se motivi i vrasjes mund të lidhet me detyrën e viktimës si zyrtar policor.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se në mesin e të ndaluarve është edhe një ish-anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por nuk bënë të ditur identitetin e tij.