Dhjetëra studentë të Fakultetit Ekonomik të Tiranë janë ngritur në protestë për pengesën e marrjes së diplomave. Studentët janë vendosur para godinës së këtij fakulteti dhe kërkojnë që të marrin kartonin e diplomës. Ndërkohë, ata kanë kërkuar edhe takim me përfaqësues të ministrisë së Arsimit.
“Unë do shkoj që të përcjell saktë fjalën e studentëve. Sot në dyert e fakultetit jemi sërish. Ne duam kartonin e diplomës. Kemi mbaruar dy vite shkollë”, u shpreh një nga studentet.
Studentët e masterit në Fakultuetin Ekonomik, për periudhën 2017-2019 edhe pse kanë paguar tarifën e plotë të studimit dhe kartonin e diplomës, nuk kanë marrë ende në dorë këtë dokument. Shkak është bërë një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Kule i ka dërguar listat e studentëve tek Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe jo tek rektorati dhe për këtë arsye Koni nuk i ka fimosur.
Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur pa diploma 315 studentë. Sakaq për këtë problematikë, Koni i ka kthyer një përgjigje ministrisë , ku i theksoi se do i firmosë diplomat e studentëve, sapo dekani i Fakultetit të Ekonomisë, të dorëzojë listën përfundimtare me të dhënat për matrikullim