Skip to content
Të Gjitha

Rritet numri i viktimave, 6 jetë të humbura dhe mbi 100 raste të reja brenda 24 orëve në Shqipëri

· 2 min lexim

Vijon të jetë i lartë numri i viktimave nga Covid-19, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona.Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar

Ndërkohë janë  kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)

Testime totale                  39183

Raste pozitive                    4880

Raste të shëruara              2745

Raste Aktive                        1991

Humbje jete                        144

(Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1082

Durrës                   230

Shkodër               198

Vlorë                     100

Lezhë                    83

Fier                        72

Korçë                     67

Elbasan                 48

Kukës                    44

Berat                     29

Gjirokastër          21

Dibër                     17