Skip to content
Kronikë

50-vjeçarja në Fier gjendet e pajetë me plagë thike në trup, ja për çfarë dyshohet

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 50-vjeçare ka vendosur ti japë fund jetës së saj duke u vetëvrarë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Sheqi i Madh” në Fier.

Ka qenë bashkëshorti i 50-vjeçares i pari që e ka gjetur gruan e tij të pajetë dhe në një gjendje të gjakosur, me plagë në gjoks dhe disa gërvishtje.

Gjithashtu mësohet se mes çiftit nuk ka pasur probleme. 50-vjeçarja është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje. Mësohet se mes çiftit nuk ka pasur probleme.

Ndërkohë nuk ka munguar një informacion zyrtar  nga Policia e Fierit në lidhje me vdekjen e  50-vjeçares në Fier. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50 në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 50-vjeçarja ëhstë vetëvrarë më anë të një mejti prerës siç është thika.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdeksjes së 50 vjeçares në Fier.

NJOFTIMI I POLICISË SË FIERIT:

Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.