Skip to content
Të Gjitha

5 viktima nga COVID-19! Sot numri më i lartë i infektimeve që nga marsi!

· 2 min lexim

Është shënuar numri i më i lartë i infektimeve ditore i regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime , nga ku kanë rezultuar 154 persona të konfirmuar pozitive me Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 5 humbje jete.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.

Numrin më të lartë të rasteve i ka Tirana e ndjekur nga Durrësi dhe Elbasani.Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)

Testime totale              48319

Raste pozitive               6971

Raste të shëruara         3616

Raste Aktive                  3142

Humbje jete  213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  1717

Durrës                  377

Shkodër               273

Fier                       134

Lezhë                   122

Vlorë                    115

Korçë                    111

Kukës                   92

Elbasan                84

Berat                    48

Dibër                    38

Gjirokastër           31