Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme si kokainë, kanabis dhe stimuluesit që njihen ndryshe si ekstazi.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se efektivët e policisë kanë ndaluar një automjet të llojit “Golf” që drejtohej nga personi i dentifikuar si Abedin Llajaj, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Bashkë me drejtuesin e mjetit u vunë në pranga edhe katër personat e tjerë, të cilët ishin pasagjerë në këtë
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se të arrestuarit në këtë operacion janë Abedin Llajaj, Aleks Mecorapaj, Ervin Begaj, Nertian Lamaj, Ardit Petraj.
Arrestimi i tyre erdhi pas finalizimit të operacionit “Segmenti”, ndërsa u kapën në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në “Plepa”, pasi policia evidentoi dy mjete.
Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike.
Njoftimi i policisë
Durrës
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Segmenti”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.
Në zbatim të plan-operacionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës se disa shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike nga Vlora drejt Tiranës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Segmenti”
Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike
Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:
A. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara kanabis dhe një sasi ekstazi.