Skip to content
Kryesore

48-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet i vrarë me armë zjarri

· 1 min lexim

Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti mëngjesin e së sotëm në Tiranë.

Sipas Policisë, viktima është identifikuar si Lulzim Visha, banues në Kamëz. Trupi i tij u gjet brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner, ku dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur rrethanat e krimit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e kësaj vrasjeje.

Hetimet vazhdojnë intensivisht për të zbuluar motivet dhe përgjegjësit e ngjarjes.