Skip to content
Të Gjitha

4-vjeçari humbi jetën pasi preku telin e zhveshur në park, gjykata e Beratit liron dy punonjësit e bashkisë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi katër ditë më parë në qytetin e Beratit.

Një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me disa kabuj elektrikë në parkun e qytetit.

Ditën e sotme gjykata e Beratit ka liruar liruar dy punonjësit e Bashkisë pas arrestimit të tyre për vdekjen e 4-vjeçarit.

Ata janë shpallur të pafajshëm edhe pse u arrestuan si përgjegjës të ngjarjes së rëndë.

32-vjeçari Poli Ikonomi mban detyrën e drejtorit të shërbimeve në Bashki, ndërsa Llazar Oxholli, 61 vjeç, është përgjegjës për ndriçimin.

Disa ditë më parë, nga Policia u morrën nën hetim edhe 4 elektriçistë: F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të gjithë banues në Berat.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ishte i zhveshur nga kabulli.

Prindërit e vogëlushit dhe gjyshi i tij kërkuan drejtësi nga shteti shqiptar, pasi i mituri humbi jetën si shkak i papërgjegjshmërisë së kësaj bashkie.