Skip to content
Kryesore

31-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

· 1 min lexim

Një 31 vjeçarje në Tiranë ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Tiranë.

Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.