Skip to content
Kronikë

3-vjeçari u mbyt me xhup! Ekspertiza konfirmon versionin e edukatores në Fierit

· 2 min lexim

Para një muaji një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ndërkohë që ditë më pas për edukatoren u mor masa arrest me burg.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar versionin e edukatores Redina Binjaku, e cila u arrestua për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë.

Sipas ekspertizës 3-vjeçari ka humbur jetën pasi është mbytur ,e zinxhirin e xhupit.

Në dokumetin e publikuar nga “Shqipëria live”, shkruhej se “në trupin e kufomës, nga këqyrja e jashtme, u konstatua shirit ekimotik strangulimi në qafë, i cili projektohet në pjesën e përparme dhe anësore të qafës dhe me zbehje në të dyja anët e qafës, në nivel të përparmë të muskulit ku projektohet arteria karotide që furnizon trurin me gjak”.

Ngjarja e rëndë u shënua në 7 janar.  Kujtojmë që fëmija u gjet përmbys nga edukatorja dhe u dërgua në spital pa shenja jete.  fillimisht ka menduar se fëmija mund të ketë humbur ndjenjat dhe e ka dërguar në spitalin pranë zonës.

Familjarët e të miturit kërkuan drejtësi pasi nuk besonin që ishte mbytur aksidentalisht. Kopshti privat “Flatrat e Dijes” në Fier u mbyllur me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Daja i të miturit tha së fëmija ka pasur shenja në fyt e se gjithçka duhet zbardhur.