Skip to content
Të Gjitha

3-vjeçari mbushi 14 dhëmbë dhe ndërroi jetë, zbardhet rekomandimi nga kardiopediatri (FOTO)

· 1 min lexim

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjes që kishte bërë në një klinikë dentare në Tiranë.  Ndërkohë që të tjera detaje ajnë zbardhur nga ngjarja e rëndë.

Bëhet e ditur se 3-vjeçari kishte mbushur 14 dhëmbë në klinikën private, ndërhyrje që më pas i solli edhe vdekjen, ndërkohë që ka siguruar kartelën mjekësore.
Ndonëse prindërit pretendojnë se gabimi ishte i mjekut për shkak të mbidozës së narkozës, mjeku pohoi për mediat se djali vuante nga problemet e zemrës.

Ndërkohë, Ballkan Web ka siguruar dhe një rekomandim të mjekut kardio-pediatër në QSUT, Albert Koja, ku thuhej se nuk kishte asnjë problem nëse bëhej një ndërhyrje e tillë te dentisti.