24-vjeçari u qëllua për vdekje në Laç, zbulohet shkaku i konfliktit dhe identiteti i autorit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Laçin. Një 24-vjeçar mbeti i pajetë për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Nga të dhënat e policisë mësohet se viktima 24-vjeçar Viktor Shkorreti u vra nga 32-vjeçari E. K., banues në Tiranë, për një zënkë për një vendparkim.

Ditrën e sotme u bë i mundur edhe identifikimi i autorit, i cili për arsye banale i mori jetën 24-vjeçarit Viktor Shkorreti.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet  vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur  mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës  vijon punën  për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Shpërndaje
Share.

Komento