Skip to content
Aktualitet

23-vjeçarja nga Fieri i akuzoi për përdhunim, i dashuri ngelet në burg, shoku i tij lirohet

· 1 min lexim

Ditën e djeshme, 23-vjeçarja e abuzuar seksualisht disa ditë më parë në Fier, i kishte treguar policisë se një nga abuzuesit ishte i dashuri i saj e ndërsa personi tjetër, ishte shoku i tij.

I dashuri i 23-vjeçares është lënë në burg nga Gjykata e Fierit e ndërsa shoku i tij u la i lirë me masën “Detyrim Paraqitjeje”.

23-vjeçarja tregoi dje për mediat se është thirrur në banesë nga i dashuri i saj dhe miku i tij. Ata i kanë kërkuar para dhe vajza ka refuzuar.

Më pas ajo shton se e kanë përdhunuar me forcë.

Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza thotë se i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.

Musa Gudo, 26 vjeç, u denoncua pak ditë më parë nga e dashura e tij për përdhunim dhe shantazh për t’i marrë para së bashku me shokun e tij 25-vjeçar O. A.