22-vjeçarja vdiq pasi festoi ditëlindjen, ja si ndodhi aksidenti tragjik ku u shua një familje e tërë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 3 pjestarëve të një familjeje ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Si pasojë e këtij aksidenti ndërruan jetë Bardhok, Valentina, Florida Bibaj, ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet 26-vjeçarja Xhuljana dhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, i cili mendohet se është i fejuari i saj.

Pak orë para se të ndodhte aksidenti fatal, familja kishte darkuar në një nga restorantet në qytetin e Elbasanit ku po ktheheshin për në Tiranë rreth orës 02:00 të mëngjesit. Ata kishin dalë të festonin ditëlindjen e 22-vjeçares Floridës, e cila humbi edhe jetën. Pas tyre ishte edhe një tjetër makinë, ku po udhëtonin edhe pjesa tjetër e familjarëve, të cilët po ashtu kanë mbetur të plagosur. Distanca e makinave ishte shumë e afërt edhe në momentin e aksidentit.

Familja Bibaj ishin me origjinë nga Mirdita, por jetonin në Bathore. Mendohet se shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti tip “BMË”, me targë AA472 PE, por edhe mungesa e ndriçimit.

Në një video të publikuar në media, dëgjohet duke bërtitur vajza tjetër e çiftit, që ndodhej në makinën tjetër, derisa në vendngjarje mbërrijnë dy autoambulanca.

Sipas ekspertëve të Policisë Rrugore, automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat, ka qenë me një shpejtësi mbi 110 km/h, në momentin që ka humbur kontrollin.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, duke e përshkruar mes për mes rrethrrotullimin, ku mjeti edhe është përmbysur.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes Bibaj. Nuk dihet ende nëse ka qenë ndonjë pakujdesi e shoferit, gjendja e përgjumjes apo nëse ai kishte konsumuar alkool. Për të përcaktuar nivelin e alkoolit, priten analizat e gjakut.

Shpërndaje
Share.

Komento