Skip to content
Të Gjitha

21 janari/ Qeveria iu jep 103 mijë euro shpërblim familjarëve

· 2 min lexim

21 janari padyshim është një nga protestat më të dhunshme që ka ndodhur që pas rëndies së sistemit dhe kjo për shkak se 4 persona mbetën në vdekur në atë bulevard.

Megjithatë sot edhe pse dhimbja për humbjen e familjarëve nuk mund të dëmshpërblehet, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka dhënë një dritë jeshile për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe familjarëve të viktimave për shpërblim.

Shpërblimi më i madh do të përfitohet nga bashkëshortja dhe i biri i Faik Myrtajt, të cilët do të marrin nga 39 mijë euro secili,   Ilmi Deda, vëllai i Hekuran Dedës, që do të marrë 15 mijë euro, bashkëshortja e Ziver Veizit, e cila do të marrë 10 mijë euro, si dhe Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, do të ketë një pjesë dëmshpërblimi.

Kjo ka qenë një marrëveshje që është nënshkruar në korrik të 2018-ës  nga të gjitha palët dhe Avokatura e Shtetit e ka paraqitur atë pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Marrëveshja që në total shkon  103 mijë euro, detyron shtetin shqiptar t’i kryejë shpërblimet brenda 3 muajve.

  • Rinaldo Myrtaj, EUR 39,000
  • Mamude Myrtaj, EUR 39,000
  • Ilmi Deda, EUR 15,600
  • Alma Rredhi, EUR 10, 000